Osmani, Konjufca e Kurti bëjnë homazhe në Prekaz

PUBLIKUAR

Pasi ngritën flamurin shtetëror, në nder të 14-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, e para e vendit, e shoqëruar nga kryeparlamentari, Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti shkuan tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Krerët e shtetit, bërën homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”.

Në Prekaz shkoi edhe ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Për nder të shtetësisë së Kosovës, mbi sheshet e Prishtinës u lëshuan edhe parashuta me flamujt shtetëror, e krahas tyre edhe flamuri kombëtar.

Sot në orën 11:00 Kuvendi i Kosovës do të mbaj seancë solemne për nder të ditëlindjes së 14 të pavarësisë së Kosovës.

E në orën 12:00 në sheshin “Nënë Tereza” do të bëhet parakalimi  i kuadrateve të FSK-së dhe të Policisë së Kosovës. Paraprakisht do të ketë fjalime nga presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti.

Shpallja e Pavarësisë së Kosovës është bërë më 17 shkurt të vitit 2008 në orën 15:39 në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Në një mbledhje të jashtëzakonshme ku merrnin pjesë 109 deputet nga gjithsej 120, Kuvendi i Kosovës shpalli njëzëri Kosovën shtet të pavarur, sovran dhe demokratik.

Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...