Pacolli: Deklarata e Pavarësisë vazhdon të jetë më i bukuri dokument që kam firmosur në jetë

PUBLIKUAR

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Pacolli përmes një postimi në facebook, ka thënë se rrugëtimi i vendit nuk ishte i lehtë andaj duhet të punohet për forcimin dhe përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, duke u dhënë motiv që të mos largohen nga vendi.

“Nga zemra uroj të gjithë shqiptarët, kudo, me rastin e përvjetorit të pavarësisë së Kosovës. Nesër po bëhen 14 vjet kur ne shpallëm pavarësinë, të cilën e kishim ëndërruar kaq gjatë. Rrugëtimi nuk ishte i lehtë dhe vazhdon të mos jetë, por duhet të punojmë të gjithë së bashku për të forcuar vendin tonë dhe për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve. Duke u dhënë motiv dhe vullnet të qëndrojnë në vend, dhe jo të ëndërrojnë largimin. Kjo ishte edhe ëndrra e heronjve tanë, të cilët dhanë edhe jetën për Kosovë, e të cilët ne sot dhe përgjithmonë duhet t’i kujtojmë”, ka shkruar ai.

Ai madje tha se firmosja e Deklaratës së pavarësisë është më i bukuri dokument që ka firmosur në jetën e tij.

“Nga të gjitha dokumentet që kam firmosur në jetë, Deklarata e Pavarësisë vazhdon të jetë më e bukura e jetës sime. Urime gjithëve kjo ditë e madhe!”, ka shtuar ai.

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...