Bajqinovci: Me këtë qeveri është blerë më shumë armatim se gjatë 20 viteve të kaluara

PUBLIKUAR

Deputeti i LVV-së Mefail Bajqinovci thotë se sfida kryesore e Qeverisë Kurti ka qenë vaksinimi e që sipas tij tashmë kjo sfidë është tejkaluar.

Ai në “Debat Plus” thotë ka pasur zhvillime edhe në raport me luftën kundër korrupsionit pasi Byroja për Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme ka ardhur në Qeveri dhe në proces është edhe Vettingu.

Sukses të Qeverisë Bajqinovci e quan edhe themelimin e institutit për adresimin e krimeve të luftës dhe largimin e homologimit.

“Kemi një buxhet prej 2.7 miliardë eurove e që ky tregon se po luftohet kontrabanda dhe evazioni fiskal në Kosovë. Sot e kemi buxhetin shumë më të lartë dhe këtë e thonë dogana e institucionet tjera”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Ndër sukseset kryesore të Qeverisë deputeti i LVV-së e konsideron buxhetin e ushtrisë.

“Kemi buxhet mbi 100 milionë euro për Ministrinë e Mbrojtjes. Pra është blerë armatim dhe municion që nuk është blerë për 20 vitet e fundit”, deklaroi Bajqinovci.

Ai thotë se për herë të parë janë ndarë mbi 2 milionë euro edhe për Preshevën./Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...