Kuçi flet për prapaskenat e 17 shkurtit: Kishim informacione se komuniteti serb do të zhvendosej në formë të refugjatëve për të prishur imazhin e Kosovës

PUBLIKUAR

Kosova shpalli pavarësinë më 17 shkurt të vitit 2008, nëntë vjet pasi ndërhyrja e NATO-s i dha fund pushtimit të Serbisë, që vetëm në luftën e fundit shkaktoi mbi dhjetë mijë të vrarë dhe mijëra të zhdukur.

Kosova është në prag të festimit të përvjetorit të 14-të të shpalljes së pavarësisë.

Ish-zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi në RTV Dukagjini ka rrëfyer disa nga prapaskenat e atyre ditëve.

Ai thotë se kishte një dakordim me partnerët ndërkombëtarë që data të mbahej sekrete.

“Data nuk ishte e rastësishme. Ajo është ditur pothuajse dy muaj para. Megjithatë ne kemi qenë të kujdesshëm që këtë sekret publik të mos e nxjerrim. Kishim informacione që komuniteti serb do të zhvendosej në formë të refugjatëve e që do të krijohej një imazh jo i mirë për Kosovën. Kishte edhe shqetësime në aspektin e sigurisë që mund të krijonin serbët e që do të ishte një imazh jo i mirë në Ditën e Pavarësisë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Kuçi thotë se edhe dita e diel nuk ishte e rastësishme, por sipas tij opsion ishte edhe e hëna paradite.

Ish-zëvendëskryeministri thotë se kishte një koordinim të shkëlqyer mes krerëve të institucioneve deri te shpallja e pavarësisë pavarësisht se ishin nga subjekte të ndryshme politike./

SHIKO MË SHUMË

Lladrovci: Akademia do të jetë më e varfër për një dijetar të përmasave nacionale si Qosja, ndërsa kombi, pa birin e saj të denjë

Me rastin e kalimit në amshim, të akademik Rexhep Qosjes, Ramiz Lladrovci ka shkruar...

“Jam karateist”, flet mësuesi nga Rahoveci që eksperimentoi me thikë në klasë

Dje, përmes një video është parë një profesor nga Rahoveci duke bërë lëvizje me...

Ilir Shaqiri për Qosjën: Institucion i mendimit shqiptar, mbeti shpërblesëtari më i madh i dijeve që na mungojnë

Sot, ka vdekur akademiku Rexhep Qosja. Lajmi është bërë i ditur nga familja e...