Erdogani kërcënon BE-në: Në t’ua lëmë në qafë miliona refugjatë

PUBLIKUAR

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, ka sulmuar sot verbalist Bashkimin Evropian dhe Kombet e Bashkuara, për shkak të presionit që është duke u bërë mbi Turqinë që të hap kufijtë e saj për refugjatët, duke kërcënuar se do të dërgojë miliona refugjatë në vende tjera që aktualisht gjenden në Turqi.

“Neve nuk na shkruan në ballë që jemi idiotë. Mos mendoni që aeroplanët dhe autobusët janë atje pa arsye. Ne do të bëjmë atë që është e nevojshme”, ka deklaruar Erdogan i zemëruar, transmeton Telegrafi.

Presidenti turk gjatë nëntorit të vitit të kaluar u pati thënë dy zyrtarëve evropianë, Jean-Claude Juncker dhe Donald Tusk, se mund të vijë një ditë kur Turqia do t’i hapë dyert e daljes për refugjatët që udhëtojnë për në Evropë.

“Në të kaluarën i kemi ndaluar njerëzit në portat e Evropës, kemi ndaluar autobusë në Edirne. Por do t’ua hapim dyert dhe do t’iu dëshirojmë rrugë të mbarë”, ka shtuar Erdogan. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vlora Çitaku zgjidhet nënkryetare e Kuvendit me 95 vota

Arian Tahiri nga PDK ka propozuar sërish Vlora Çitakun për nënkryetare të Kuvendit të...

Kuvendi miraton Deklaratën për Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara

Kuvendi i Kosovës ka miratuar Deklaratën lidhur me Aktgjykimin e Dhomave të Specializuara të...

Kurti para seancës: Në bazë të dakordimeve, i marrim vendimet

Teksa pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, ku në rend dite është...