Raporti i fundit i IKSHPK’së/ Sot më shumë viktima dhe raste të reja me COVID se dje

PUBLIKUAR

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë regjistruar 3 viktima nga COVID-19, raporton Gazeta Express.

Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 508 raste të reja me këtë virus.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Sot janë shëruar 1 mijë e 281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

16 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.278 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.804.256 doza të vaksinës.

Deri më sot 811.804 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 94.710 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 4.320 testime, 508 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 3 raste i vdekjes.

Sot janë shëruar 1.281 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 212.303.

Në total numri i rasteve aktive është 8.685.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun: https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qBMbani maskat!Respektoni distancën!Mbani higjienën!

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...