AGK dënon sulmin ndaj veturë së gazetarit Kelmendi

PUBLIKUAR

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e dënon sulmin e bërë ndaj veturës së gazetarit të “KohaVision-it” Adriatik Kelmendi.

AGK-ja iu bën thirrje të gjitha organeve të drejtësisë që ta hetojnë këtë rast dhe autorët të dalin para drejtësisë. Sulmi ndaj Kelmendit është një veprim i pa pranueshëm dhe se për tendencë ka pengimin e shprehjes së mendimit të lirë si dhe cungimin e lirisë së medies në Kosovë.

Asnjë kërcënim, madje as kërcënimi i këtij lloji nuk do të ndalojë gazetarët në Kosovë të raportojnë për të gjitha zhvillimet në vend.

AGK e inkurajon gazetarin Kelmendi që të vazhdojnë me punën e tij në mënyrë të pavarur dhe profesionale. /telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Po trajtohej në QKUK, vdes fëmija që u lëndua në aksidentin mes dy veturave në Gjakovë

Një fëmijë ka vdekur si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident trafiku...

Totaj-Qeverisë: Po ndërhyn në kompetencat e pushtetit lokal

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur për pushtetin qendror, duke thënë se Qeveria...

Këto zona do të mbesin pa rrymë të mërkurën, KEDS publikon orarin

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të mërkurën,...