Legjenda e Real Madridit, Raul, ka thënë se akoma nuk është duke planifikuar për rikthimin në Real Madrid.
Ish-ylli i ‘Los Blancos’ pak kohë më parë është pensionuar nga futbolli, dhe aktualisht ai jeton në Amerikë. Raul ka hedhur poshtë spekulimet për kthimin në Madrid.
“Unë nuk e kam vënë asnjë datë për kthimin tim në Real. Aktualisht mendoj se nuk ka vend për mua. Jeta ime tani është këtu në New York”, ka thënë Raul.
“Unë dua të jetojë të tashmen, e më pas të shohim se çfarë rezervon jeta”, ka theksuar ai. /Telegrafi/


