Pamje: Erikseni asiston në ndeshjen e tij të parë që prej arrestit kardiak

PUBLIKUAR

Christian Erikseni luajti një orë dhe e dhuroi një asist në një ndeshje miqësore pa tifozë për Brentfordin kundër Southend të hënën. Kjo ishte hera e parë që mesfushori danez luan që prej arrestit kardiak në fushë shtatë muaj më parë.

Ish-ylli i Tottenhamin dhe Interit duket i gatshëm për të debutuar për Brentfordin në Premierligë këtë muaj, raporton Gazeta Express.

30-vjeçari nuk kishte luajtur që prej arrestit kardiak në një ndeshje të Danimarkës në Euro 2020 verën e kaluar, por ai bëri një paraqitje e cila la të kuptohej se ai nuk e ka humbur ndjesinë e topit.

Erikseni ishte titulluar për Brentfordin në fitoren 3:2 kundër Southend, klubit nga një kategori më e ulët e futbollit anglez.

Danezi ishte afër të shënonte gol, para se të asistonte për golin e parë të Josh Dasilva, i cili shënoi het-trik në këtë miqësore.

Erikseni u zëvendësua pas një ore lojë nga Lewis Gordon. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...