Thaçi: Kosovarët, tani më të izoluar se në kohën e Titos

PUBLIKUAR

Hashim Thaçi, zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, për austriaken “Profil” ka folur për pritjet zhgënjyese në lidhje me anëtarësimin e Kosovës në BE, krizën e refugjatëve dhe sulmet e fundit të opozitës kundër të drejtave të “reja” për qytetet serbe në veri të Kosovës.

Siç ka thënë Thaçi, Opozita po dëshiron ta marrë pushtetin, por jo me metoda demokratike, transmeton Telegrafi.

“Marrëveshjen për qytetet me banorët shumicë serbe (opozita) e përdorin si një mundësi për të sulmuar qeverinë dhe për të provokuar zgjedhje të reja”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, do të ishte e rëndësishme tani që të gjitha palët tu përmbahen ligjeve dhe procedurave normale demokratike.

Kjo marrëveshje (duke folur për Asociacionin), ka thënë Thaçi, është në përputhje me Kushtetutën.

“Nuk ka asnjë kompetencë ekzekutive ose legjislative”.

Zëvendëskryeministri Hashim Thaçi ka folur edhe për marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.

Lidhur me këtë ai ka thënë se kjo marrëveshje është një hap historik për Kosovën, për shkak se ajo ishte edhe kontrata e parë, e cila e bashkon me BE me Kosovën.

“Shumica dërrmuese e popullsisë së Kosovës është unanime në lidhje me faktin se vendi ynë duhet të bashkohet me BE sa më shpejt që të jetë e mundur. Hapi tjetër për ne do të ishte liberalizimi i vizave, që unë shpresoj se do të bëhet deri në fund të këtij viti. Ne duam gjithashtu të jemi anëtar i Këshillit Evropian dhe Interpol-it. Ne shpresojmë edhe në anëtarësimin në UNESCO-s dhe në Shoqatën Ndërkombëtare Futbollit – FIFA”.

Thaçi për austriaken “Profil” ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në NATO.

Lidhur me këtë ai ka thënë se duhet së pari të fillojmë me ndërtimin e ushtrisë kosovare, pas së cilës do të mund të bashkohemi me programet e Partneritetit për Paqe, si një prelud për t’u bashkuar me NATO-n.

E sa i përket liberalizimit të vizave, zëvendëskryeministri Thaçi ka thënë se frika se me liberalizimin e vizave, shumë kosovarë do t’ia mësynin vendeve evropiane është e pabazë.

“Ne jemi vetëm pak më shumë se dy milionë njerëz dhe për këtë arsye jo një kërcënim për Evropën. Në Jugosllavinë e Titos, ne u lejuan të udhëtojmë 30 vjet pa viza në vendet evropiane. Por tani ne jemi vendi më i izoluar në Evropë. Kosova ka bërë progres të jashtëzakonshëm që nga Shpallja e Pavarësisë. Ne jemi të njohur nga më shumë se gjysma e shteteve anëtare të OKB-së, më shumë se dy të tretat e vendeve anëtare të BE-së dhe NATO-s. Kosova ende vuan nga plagët e diskriminimit, shtypjes, pasojat e luftës dhe gjenocidit në tentativë. Kjo ka vonuar zhvillimin tonë në krahasim me vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore. Për fat të keq, kjo favorizon zhvillimin e ekstremizmit politik dhe fetar”, ka thënë Thaçi.

Ministri i Jashtëm ka folur edhe rreth marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

“Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve është në progres. Marrëveshja e re është në interes të të dy vendeve dhe popujve. Të dyja vendet duhet të bashkohen me BE, në të njëjtën kohë. Atëherë njohja e Kosovës nga ana e Serbisë do të ishte një hap logjik. Kosovarët dhe serbët kanë qenë në konflikt për gati një shekull, tani është hera e parë e një dialogu dhe për paqe. Do të jetë më mirë për Serbinë në qoftë se ajo e njeh Kosovën, për ta liruar veten nga barra historike”. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...