Gjilani blindon Halilin, mbrojtësi vazhdon kontratën edhe për tri vite

PUBLIKUAR

Armend Halili është lojtari kryesor i gjilanasve në repartin defensivë këtë edicion, ku ka shkëlqyer këtë edicion me fanellën e ‘Skifterave’.

24-vjeçari ka luajtur të gjitha ndeshjet me Gjilanin duke qenë lider në mbrojtjen e kësaj skuadre.

Falë paraqitjes fantastike, Gjilani ka vendosur ta vazhdojë bashkëpunimin me Halilin edhe për tri vite të tjera.

Ka qenë vet klubi gjilanas që me anë të një video të publikuar në Facebook ku protagonist është vet Halili kanë njoftuar marrëveshjen e re.

Prishtinasi ka vendosur që të rinovojë kontratën e tij me Gjilanin dhe do të mbetet pjesë e këtij klubi deri në verën e vitit 2025. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...

Anthony Joshua e paralajmëron shqiptarin Kristian Prenga se çka e pret në përballjen mes tyre

Anthony Joshua synon ta japë një paraqitje bindëse dhe të kontrolluar kundër boksierit shqiptar...