Janë ndarë 240 mijë euro për mamografin statik

PUBLIKUAR

Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, Blerta Deliu -Kodra përcolli sot punën e Mamografit Mobil ( Ma-Mo), i cili aktualisht është në Fushë Kosovë, e ku po ekzaminohen gratë e kësaj komune nga të gjitha nacionalitetet.

Me këtë rast ekipit të Ma-Mo iu dhurua një llaptop dhe një printer, donacion i mbledhur nga punonjësit e OSBE-së.

Duke falënderuar për donacionin, koordinatori i ekipit të Ma-Mo, Ardian Biçaku, njoftoi se deri më tani Ma-Mo ka qenë në 14 komuna dhe janë ekzaminuar rreth 2700 gra, nga të cilat janë diagnostifikuar 25 raste me kancer të gjirit.

Blerta Deliu Kodra duke përgëzuar ekipin për punën e mirë që po bëjnë theksoi që GGD po përcjell vazhdimisht punën e Ma-Mo, duke parë me shqetësim numrin e të prekurave me kancerin e gjirit.

Ajo është shprehur se GGD i ka dhënë përkrahje edhe projektit (Ma-Mo)2, për të cilin nga buxheti janë ndarë 240.000 euro, duke sqaruar se ky mamograf statik do të vendoset në Klinikën Onkologjike.

Oliver Schutte nga OSBE-ja ka theksuar se organizata, të cilën e përfaqëson, e ka përkrahur GGD-në në këtë projekt që nga viti 2012 dhe se ky donacion për ekipin Ma-Mo, është vazhdimësi e përkrahjes. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin për ish-krerëve të UÇK-së në përfundim e sipër

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se po shkruhet deklarata e...

Haradinaj: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, kuvendi t’i bashkohet zërit të qytetarëve

  Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së kuvendit,...

Vonohet seanca e kuvendit, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë

Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare...