Arbenita Ismajli shfaqet elegante dhe tërë shkëlqim, vë në pah format trupore e veshur në të kuqe

PUBLIKUAR

Modelja e njohur, Arbenita Ismajli konsiderohet si një prej femrave më të bukura shqiptare dhe këtë e dëshmon në secilën paraqitjen që bën.

Modelja nga Kumanova ndiqet nga një numër i madh personash në rrjetin social, Instagram ku edhe sjell imazhe dhe fotosesione të shumta.

Në prag të Ditë së të Dashuruarve, Arbenita postoi disa foto të reja, teksa u shfaq e veshur e tëra në të kuqe.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Me një veshje me ngjyrë të kuqe, kroset të kombinuar me një mini-fund nga sateni, modelja vuri në pah linjat e formësuar të trupit.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Pamjen e saj joshëse, ajo e kompletoi me grim të theksuar, aksesor ari dhe sandale me taka të larta.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

“Ndonjë ide për dhuratën e Shën Valentinit”, ka shkruar Arbenita në mbishkrimin e imazheve, sipër të cilave pranoi komente të shumta nga ana e fansave.

Foto: Arbenita Ismajli/Instagram

Ndërkohë, kujtojmë që modelja dhe partneri i saj, reperi Fero u bën prindër për herë të parë vitin e kaluar. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Fuego tregon se e ndihmoi financiarisht Mozzik: Nuk do t’ia harroj sa të jem gjallë!

Fuego ka ndarë një rrëfim për raportin e tij me këngëtarin Mozzik, duke zbuluar...

“Shkojmë vitin e ardhshëm bashkë”, Olechka dhe Fuego bëjnë plane

Olechka dhe Fuego janë afruar më shumë se kurrë, ndërsa këtë herë Olechka ka...

Vazhdojnë përplasjet, Zoja ‘thumbon’ Anjezën: Do të kishe dalë moti

Diskutimet mes banoreve të Big Brother VIP Kosova 5, Zoja Nushit dhe Anjeza Gubetinit,...