Kryetari i Gjilanit i dërgon telegram ngushëllimi familjes së oficerit Skender Haliti

PUBLIKUAR

Me rastin e ndarjes nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Skender Haliti, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Haliti.

“Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të oficerit të lartë të Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Skender Haliti.

I njohur ndryshe si bashkëpunëtori më i ngushtë i heroit Agim Ramadani, kontributi dhe angazhimi i oficerit Haliti për lirinë e shqiptarëve dhe ndërtimin e një shoqërie demokratike, do të kujtohet e respektohet ndër breza.

Ngushëllime familjes Haliti, bashkëluftëtarëve, miqve e kolegëve për këtë humbje të madhe tuajën, e të popullit tonë!

Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!”, thuhet në telegram.​

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...