Ambasadorët: Zgjedhja e Presidentit të jetë në përputhje me Kushtetutën

PUBLIKUAR

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, priti sot në takim ambasadorin e SHBA-ve në Kosovë, Greg Delawie, ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruairi O’Connell, si dhe ambasadorin e Norvegjisë, Jan Braathu.

Në këto takime u bisedua për proceset aktuale politike në vend, krizën nëpër të cilën po kalojnë raportet në mes pozitës dhe opozitës, me theks të veçantë reflektimin e tyre në punë e Kuvendit të Kosovës.

Ambasadorët theksuan domosdoshmërinë që të hiqet dorë nga përpjekjet që përmes dhunës të diktohen vendimet politike, përfshirë këtu edhe zgjedhjet, sepse kjo bie në kundërshtim me parimet demokratike.

Përpjekje të tilla janë duke e dëmtuar shumë imazhin e vendit dhe përparimin e Kosovës në zhvillimin ekonomik dhe fuqizimin demokratik të shtetit.

Kryetari Veseli nga ana e tij theksoi se vazhdon të besojë dhe angazhohet që fryma e dialogut dhe komunikimit në fund do të dominojë mbi të gjitha tendencat destruktive politike.

Në këto takime u bisedua edhe rreth procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës së Kosovës.

Ambasadorët kërkuan që ky proces të jetë në përputhje me kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, ndërsa Veseli theksoi se procesi i zgjedhjes së Presidentit të Kosovës do të jetë plotësisht kushtetues, demokratik, transparent dhe inkluziv. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...