Gareth Bale është një nga futbollistët që veç çmimit, i ka kushtuar më shtrenjtë Real Madridit edhe në raportin e tij me ndeshjet e luajtura.
Uellsiani që tani vuan nga lëndimi në pulpë, i pati kushtuar Los Blancos plot 100,7 milionë euro.
Por lëndimet e shumta kanë bërë që kontributi i tij për skuadrën nga Santiago Bernabeu të mos jetë ai i prituri.
Kështu, Bale për secilën ndeshje që ka luajtur i bie i kushton Realit plot 750,000 euro.
Llogaria në fakt është e thjeshtë: Bale i kushtoi Realit 100 milionë euro dhe firmosi një kontratë 6 vjeçare, që do të thotë se Reali ka bërë për të një investim prej 16.5 milionë euro në sezon.
Duke i bërë bashkë dy sezonet Bale ka luajtur 91 ndeshje dhe Realit në dy vjet i ka kushtuar 69 milionë euro , pra 750 mijë euro për ndeshje. /klankosova/


