Eliminohet Shpati Zekaj

PUBLIKUAR

Xhudisti kosovar, Shpati Zekaj është eliminuar nga European Open që po mbahet në Sarajevë të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Zekaj në fazën e parë të repesazhit u mund nga britaniku, Rhys Thompson, me ç’rast humbi mundësinë për medalje.

Zekaj paraprakisht ishte mposhtur çerekfinale me IPPON nga xhudisti italian, Enrico Bergamelli, shkruan Gazeta Express.

Këshut, Shpati Zekaj e mbyll garimin me një fitore, atë ndaj gjermanit Daniel Herbst në raundin e dytë. Në të parin, xhudisti kosovar kaloi pa luftë.

Kujtojmë se Loriana Kuka është kualifikuar në gjysmëfinalen në kategorinë deri në 78 kilogramë, kurse Arbër Kullashi u eliminua në luftën e parë. /Gazeta Express/

 

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...