Gjendja aktuale me COVID-19

PUBLIKUAR

Aktualisht në Kosovë janë 14 mijë e 639 raste aktive me COVID 19.

Si zakonisht me më së shumti raste prin kryeqyteti me 3 mijë e 51 raste aktive, pasuar nga Peja me 1 mijë e 192 raste, pastaj Gjilani me 969 raste, Prizreni me 929 raste, Ferizaj 884 raste, Fushë Kosova me 689 raste, Lipjani me 673 raste, Gjakova me 609 raste, si dhe po ashtu komunat e tjera kanë me qindra raste aktive.

Nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) sipas të dhënave të fundit është bërë e ditur se janë shënuar katër raste të vdekjeve dhe 643 raste të reja pozitive me COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.800.413 doza të vaksinës. Deri më sot 810.436 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.  Ndërsa deri më sot janë dhënë 92.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...