Në 24 orët e fundit në Kosovë ndodhën 62 aksidente trafiku

PUBLIKUAR

Në 24 orët e fundit në Kosovë kanë ndodhur 62 aksidente trafiku, 24 prej tyre me persona të lënduar kurse 38 tjerë me dëme materiale.

Policia bën të ditur se ka shqiptuar edhe 2 mijë e 285 tiketa trafiku për shoferët që nuk kanë respektuar rregullat e komunikacionit.

Kurse 271 tiketa janë shqiptuar për personat që nuk kanë respektuar masat antiCOVID.

Brenda 24 orëve të fundit, Policia ka arrestuar edhe 21 persona, 8 prej tyre janë dërguar në mbajtje dhe 6 janë dërguar në vuajtje të dënimit. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...

Operacion i madh policor në Prishtinë: Gjashtë persona në pranga, sekuestrohen mbi 300 mijë euro asete

Policia e Kosovës ka njoftuar se më 14 nëntor 2026 ka realizuar një operacion...

Më 17 nëntor shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, për rastin e administrimit të drejtësisë

Të martën e 17 nëntorit, me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca...