Kombinimi Messi-Mbappe në sekondat e fundit i jep fitoren PSG-së

PUBLIKUAR

Një kombinim i bukur i Messit me Mbappen në minutat shtesë të ndeshjes i ka dhënë fitoren PSG-së.

Paris Saint-Germain triumfoi minimalisht 1:0 sonte ndaj Rennes në ndeshjen e parë të xhiros së 24-të në Ligue 1.

Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me pak raste të krijuara, shkruan Gazeta Express.

Në minutën e 65-të, Mbappe realizoi gol, por VAR-i ia anuloi për shkak të pozicionit jashtë loje.

Dhe, kur u mendua se nuk do të kishte fitues, Messi dhe Mbappe treguan kualitetet e tyre.

Në minutën e 90+4 Lionel Messi dha një asist të bukur për Mbappen i cili nuk dështoi ta dërgonte topin në rrjetë.

Me këtë fitore, PSG ngjitet në kuotën e 59 pikëve në vendin e parë, 16 më shumë se Marseille e vendit të dytë.

Ndeshja e radhës e Messit me shokë do të jetë ndaj Real Madridit në Champions League pas tri ditëve. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...