Ndërroi jetë riu Drinor Gashi, vuante nga një sëmundje e rëndë

PUBLIKUAR

Fondacioni Humanitar “Avni Hyseni” ishte angazhuar për të siguruar ndihmën financiare për shërimin e 27-vjeçarit nga Gjilani, Drinor Gashi, i cili vuante nga një sëmundje e rëndë, por fatkeqësisht ai nuk i ka përballuar sëmundjes.

Lajmin për vdekjen e Drinorit e ka bërë të ditur Adnan Hyseni, udhëheqës i Fondacionit “Avni Hyseni”, i cili ka thënë se sapo ishte informuar për gjendjen e rëndë shëndetësore të riut nga Gjilani menjëherë ishte nisur për në QKUK dhe ishte munduar t’i qëndronte afër.

“DRIN vëlla na fal dhe na e paqe bo edhe hallall se Allahu të deshi më shumë se na edhe pse u munduam e u bëmë bashkë me krejt shqiptarët si një trup po nuk mundëm ashtu siç deshëm e siç edhe e meritove se ti kishe shumë ëndrra e Gjilani dhe Kosova kishte nevojë për ty vëlla”, ka shkruar Hyseni.

Drinori  27 vjeçar, i vetmi djalë i familjes Gashi vuante nga një sëmundje, kurse infeksioni ia kishte dëmtuar mushkëritë, të dy veshkat dhe ishte në (dializë), infeksion në mëlçi dhe zemër dhe ishte i intubuar nën përkujdesjen intensive në një spital në Turqi. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...