Ja reagimi i LSDM-së pas intervistës së Zaevit në ‘Tv Sitel’

PUBLIKUAR

Pas intervistës së mbrëmshme të liderit të opozitës maqedonase, Zoran Zaev, në ‘Tv Sitel’, nga ana e gazetarit kontraverz, Dragan Pavlloviq – Llatas, e cila është përcjellur mjaft shumë, ka reaguar partia LSDM, lider i së cilës është vet Zaevi, njofton Telegrafi.

Në reagimin e tyre thuhet se mbrëmë qytetarët e Republikës së Maqedonisë e vërtetuan se si punojnë mediumet e regjimit, se si duket të jeshë mysafir i një televizioni që redaktohet nga Gruevski dhe të paguarit e tij.

Gjithashtu, kjo parti deklaron se kjo është edhe një dëshmi se përse është e nevojshme liria e mediumeve, se pse është i patjetërsueshëm regullimi i hapësirave të mediumeve dhe përse LSDM insiston në raportimin profesional dhe të balansuar të mediave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Tahiri: Deklarata e përbashkët lidhur me aktgjykimin për ish-krerëve të UÇK-së në përfundim e sipër

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri tha se po shkruhet deklarata e...

Haradinaj: UÇK-ja bëri luftë çlirimtare, kuvendi t’i bashkohet zërit të qytetarëve

  Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, është deklaruar pak para nisjes së seancës së kuvendit,...

Vonohet seanca e kuvendit, deputetët ende nuk janë mbledhur në sallë

Kanë kaluar rreth 30 minuta nga koha kur ishte paraparë të niste seanca plenare...