Policia raporton për tri raste të dhunës në familje

PUBLIKUAR

Policia e Kosovës ka njoftuar për tri raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit në Kosovë, shkruan Gazeta Express.

Në një rast në Gjakovë janë arrestuar dy burra dhe një grua për shkak se e sulmuan fizikisht një grua tjetër. Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

“Gjakovë, 10.02.2022–14:00. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovarë,  pasi që të njëjtit e kishin sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Si pasoj e sulmit viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit në konsultim me prokurorin janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë në Gjilan u arresutua një person pasi e sulmoi fizikisht gruan metë cilën bashkëjetonte. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Gjilan, 09.02.2022-21:30. Me datë 10.02.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht viktimën femër koovare me të cilin ka bashkëjetuar. Nuk raportohet për të lënduar. Me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet më tutje në njoftim.

Edhe në Prishtinë u arrestua një person pasi e sulmoi fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte. I dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë, 10.02.2022–03:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare me të cilën bashkëjetojnë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, njofton policia. /Express/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...