Punonjësja në Fushë Kosovë raporton se një hajn i vodhi para nga arka, lëndohet gjatë ballafaqimit me të

PUBLIKUAR

Një grua ka raportuar se derisa ishte në vendin e saj të punës, një person ka vjedhur 250 euro para të gatshme nga arka. Ajo ka pranuar tretman mjekësor, pasi është lënduar gjatë ballafaqimit me të dyshuarin, raporton Express

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërkaq rasti është duke u hetuar.

“Fushë Kosovë, 10.02.2022-20:28. Viktima femër kosovare ka raportuar se derisa ishte duke punuar, një i dyshuar i panjohur duke përdor forcën, nga arka i ka grabitur 250 euro dhe është larguar në drejtim të panjohur. Viktima ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e ballafaqimit me të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes kanë dal  njësitet përkatëse policore. Rasti nën hetime”, ka bërë të ditur policia.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...