18 gra shtatzëna dhe 9 fëmijë me COVID-19 të shtrirë në QKUK

PUBLIKUAR

Gjatë këtij viti është rritur numri i qytetarëve të infektuar me COVID-19

Me rritjen e numrit të personave të infektuar me virus është rritur edhe numri i pacientëve të hospitalizuar për shkak të këtij virusi.

Sot 192 pacientë janë duke u trajtuar në Shërbimin Spitalor Klinik e Universitar të Kosovës.

Në mesin e tyre duke marrë trajtim janë edhe 18 gra në Klinikën e Gjinekologjisë dhe 9 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë.

“Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës në trajtim mjekësor janë 192 pacientë, prej tyre 182 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë, 8 pacientë të negativizuar dhe 2 të tjerë të pakonfirmuar. 125 pacientë janë me oksigjeno-terapi, kurse në Mjekim Intensiv janë 11 pacientë”, bëhet e ditur nga SHSKUK.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...