Shtatë vjet më parë fitoi “Dancing with the stars”, Tuna thotë se as sot e kësaj dite nuk e mori apartamentin e premtuar

PUBLIKUAR

Dancing with the stars” ka qenë dikur një prej formateve më të pëlqyera të publikut shqiptar.

Spektakli i cili sillte personazhet VIP në arenën e vallëzimit, kishte tërhequr dëshirën e shumë prej emrave të njohur për të marrë pjesë.

Një prej tyre ka qenë edhe këngëtarja e njohur shqiptare, Altuna Sejdi – Tuna, e cila mori pjesë në edicionin e pestë të këtij spektakli.

Tuna në “Dancing with the stars” (Foto: Arkiv)

Ajo ishte shpallur fituese e këtij kompeticioni, i cili për shpërblim kishte një apartament në Tiranë.

Mirëpo këngëtarja shkupjane ka treguar së fundmi përmes një postimi në InstaStory, se as sot e kësaj dite nuk e ka marrë apartamentin në fjalë.

Duke publikuar një fotografi të audiencës, ku publiku aso kohe kishte shprehur mbështetjen e saj për të, Tuna në mbishkrimin e fotografisë ironizoi duke shkruar me hipoteza se mos apartamenti në fjalë është ende në ndërtim e sipër.

Foto: Tuna/InstaStory

“Sot shtatë vjet fitova Dancing with the stars Albania. Çmimi i premtuar në opinionin ishte një apartament në Tiranë…garant ende është duke u ndërtuar”, ka shkruar Tuna.

Këngëtarja e hitit “Bileta” përndryshe ka kohë që nuk ka sjellë për publiku ndonjë projekt të ri muzikor, duke qenë më shumë e përkushtuar në jetën private, përkatësisht rritjes së dy fëmijëve të saj. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...