Gjendet e mitura nga Fushë Kosova që u shpall e zhdukur, thotë se ishte me një të mitur tjetër

PUBLIKUAR

Një e mitur nga Fushë Kosova që ishte shpallur e zhdukur më 4 shkurt, është gjetur pas pesë ditësh, raporton Express

Policia ka bërë të ditur se e mitura ka deklaruar se ka  qëndruar me një djalë po ashtu të mitur.

Policia ka arrestuar të miturin dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje.

“Fushë Kosovë 04-09.02.2022 – 19:10. Viktima femër kosovare e mitur e cila ditë më parë ishte raportuar si person i humbur, është intervistuar dhe e njëjta ka pranuar se ka qëndruar me të dyshuarin mashkull kosovar i mitur. Me vendim të prokurorin, i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, ka bërë të ditur policia/GazetaExpress/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...