AKP se publikon listën e uzurpatorëve

PUBLIKUAR

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), nuk po e publikon listën e uzurpatorëve të Ndërmarrjeve Shoqërore (NSH), edhe pse një gjë të tillë e kishte kërkuar kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të kësaj Agjencie.
Tash në AKP po thonë se listën e uzurpatorëve nuk do ta publikojnë në ueb-faqe të AKP-së ashtu siç ishte thënë ditë më parë, por atë do t’ia dërgojnë Kuvendit brenda pak ditëve.

“AKP-ja do t’ia dërgojë Kuvendit listën e të gjitha shitjeve që kanë qenë me uzurpatorë, pastaj listën e uzurpatorëve aktualë dhe listën e të gjitha shitjeve që janë bërë deri më tani, në mënyrë që publiku të ketë njohuri për asetet që janë shitur në Kosovë”, ka thënë zëdhënësi i AKP-së, Ylli Kaloshi.

Para disa ditësh kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, bashkë me drejtuesit e Agjencisë Kosovare të Privatizimit janë zotuar se do t’i mbrojnë asetet e shtetit. Udhëheqësit e këtyre dy institucioneve në një takim që kanë pasur kanë thënë se deri në mars të këtij viti të gjitha pronat e uzurpuara do të kthehen nën autoritetin e Agjencisë.

Ndërkohë, janë zotuar se në ueb-faqen e Agjencisë brenda pak ditësh do të publikohen të gjithë emrat e uzurpatorëve të pronës shoqërore. /Zëri/Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, kolona të gjata në disa pika kufitare

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka publikuar përditësimin e fundit të gjendjes në pikat...

Pritje deri në një orë e gjysmë, kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare

Tashmë në sezonin e verës me ardhjen e mërgimtarëve në pikëkalimet kufitare me Kosovës...

Përparim Rama: Krejt makineria propaganduese e VV-së në aksion kundër meje në ditën e Kuvendit të LDK, interesant

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar para pak minutash në profilin e tij...