Depay mund të largohet nga Barcelona këtë verë

PUBLIKUAR

Sulmuesi holandez, Memphis Depay pritet të largohet nga Barcelonë në afatin e ardhshëm kalimtar, pasi drejtuesit preferojnë sulmues tjerë.

Vetëm një vit pas nënshkrimit me Blaugranat, holandezi mund të shtyhet drejt një largimi nga Camp Nou.

Sipas gazetës katalunase Sport, Depay mund të largohet nga Barcelona këtë verë pasi klubi preferon opsione të tjera sulmuese.

 

Për shkak të përforcimeve të fundit si Ferran Torres, Adama Traore dhe Pierre-Emerick Aubameyang, holandezi rrezikon largimin.

Drejtuesit e klubit janë gjithashtu duke e ndjekur Erling Haalandin dhe janë të etur për të lënë hapësirë ​​në skuadrën e tyre.

Ndryshe, Depay këtë sezon ka zhvilluar 18 ndeshje këtë sezon duke shënuar tetë gola dhe dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...