Dyshja e BBV përfshinë persona tjerë në debatin e tyre, Beatrix: Iliri i di pikat e dobëta të Donaldit dhe po i shfrytëzon

PUBLIKUAR

Debati mes Donald Veshajt dhe Ilir Shaqirit ka prekur edhe persona të tjerë, ish-konkurrentë e madje edhe banorë që nuk kanë qenë pjesë e Big Brother VIP.

Bëhet fjalë për Beatrix dhe gruan e Ilirit, të cilat janë bërë pjesë e një debati, ndërsa këngëtarja që ndodhej në studio ka komentuar këtë situatë duke thënë se balerini i di pikat e dobëta të aktorit dhe po i përdor që ta bëjë të ndihet keq dhe të hapë debate.

Beatrix shton më tej, se këtë gjë po e bëjnë të gjithë banorët e tjerë – transmeton Top Channel.

(Foto: Instagram/beatrixramosaj)

“Në këtë pikë të lojës, Iliri po i sjell muhabetet e vjetra, i di pikat e dobëta të Donaldit, duke më përfshirë edhe mua po përdor të gjitha për ta bërë të mos ndihet mirë ose të hapë debate. Edhe nga banorë të tjerë e kam vënë re këtë gjë, aty në lojë çfarë nuk po thonë!”, është shprehur Beatrix.

Vazhdojnë puthjet në Big Brother VIP, kësaj radhe Beniada puth DonaldinVazhdojnë puthjet në Big Brother VIP, kësaj radhe Beniada puth Donaldin

“Pasi rihapen diskutimet e të kaluarës, Donaldi del jashtë çdo parametri dhe unë nuk i përgjigjem se nuk dua të lëndoj atë që është e dashura e tij”, tha Iliri, por Donaldi këmbënguli që me sjelljen e tij, Iliri e ka bërë të ndihet keq Beatrixën.

“Asnjëherë nuk kam dashur ta ul Ilirin”, tha më tej Donaldi, referuar komenteve për gruan e balerinit, pasi ky i fundit ka rrëfyer se e ka tradhtuar para disa vitesh.

(Foto: Instagram/emanuela_morini)

Ndërkaq, mes dyshes Ilir-Donald nuk kanë munguar as ironitë për njëri tjetrin:

Iliri: Unë nuk jam sjellë njësoj si Donaldi kur isha 26 vjeç!

Donaldi: Ti 26 vjeç ke qenë si Pegasusi ke pas krahë! Unë kam ardhur vetëm dhe do dal vetëm! Do luftoj deri në fund për veten time dhe për kauzat e mia!


* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

SHIKO MË SHUMË

Benita Zena tregon se ka angazhuar një ‘bodyguard’ për ta shoqëruar kudo

Modelja Benita Zena, e njohur për paraqitjet e saj të bujshme dhe pjesëmarrjen në Big...

Javë më parë u bënë prindër, Blero dhe Eronita publikojnë emrin e djalit të tyre

Disa javë më parë, Blero dhe Eronita mirëpriten në jetë djalin e tyre. Çifti iu...

Festë në shtëpinë e këngëtarit Gold AG

Këngëtari i njohur Gold AG ka emocionuar ndjekësit me postimin e tij më të...