Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka thirrur debat parlamentar, rreth vendimit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për shtrenjtim të energjisë elektrike, raporton Express
Nga AAK-ja kanë konfirmuar për Express se janë mbledhur 40 nënshkrime nga deputetët dhe janë dërguar në Kryesinë e Kuvendit.
Seanca është thirrur për sot, në orën 10:50.
“Deputetët nënshkrues të kërkesës për debat parlamentar shprehin shqetësimin e tyre lidhur me vendimin e ZRRE-së, për shtrenjtimin enorm të energjisë elektrike. Ky vendim si i tillë është i papranueshëm. Si grupe parlamentare kërkojmë që ky vendim të revokohet menjëherë”, thuhet në kërkesën e AAK-së./GazetaExpress/



