Nga sot kompania “Pastrimi” nuk do t’i grumbullojë mbeturinat, i janë bllokuar xhirollogaritë

PUBLIKUAR

Kompania rajonale e mbeturinave “Pastrimi” dje ka bërë të ditur se i janë bllokuar xhirollogaritë bankare andaj edhe punëtorët e kësaj kompanie nesër nuk do të dalin në terren për grumbullimin e mbeturinave.

Në një komunikatë kjo kompani ka bërë të ditur se iu janë bllokuar xhirollogaritë nga Kompania për Menaxhimin e Deponive të Kosovës.

Po ashtu, nuk është bërë e ditur se deri kur mund të zgjasë kjo gjendje mirëpo qytetarët e Prishtinës do të kenë problem me mbeturina deri sa të zgjidhet kjo çështje.

Njoftimi i plotë:

Kompania Rajonale e Mbeturinave KRM “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë, njofton opinionin publik se i janë bllokuar gjitha xhirollogaritë bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës-KMDK me te cilat kryen shërbime bankare.

Po ashtu, Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë njofton qytetarët se nga dita e nesërme me dt. 09.02.2022 kompania nuk do të ketë mundësi të bëjë grumbullimin dhe largimin e mbeturinave për arsye te bllokimit te xhirollogarive bankare nga Kompania për Menaxhimin e Deponive te Kosovës, prandaj duhet të bëjmë ndërprerjen e shërbimit te mbeturinave.Kompania “Pastrimi”, Sh.A-Prishtinë kërkon mirëkuptimin e qytetarëve deri ne zgjidhjen e këtij problem.

Me respekt Kompania “Pastrimi”, SH.A-Prishtinë

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...