Pritet ribashkimi i Valdes me Guardiolan

PUBLIKUAR

Victor Valdes mund të ribashkohet me Pep Guardiolan te Manchester City gjatë verës – bën të ditur Sport.

Sipas njoftimit, 34-vjeçari vazhdon të ketë raporte të mira me ish-trajnerin e Barcelonës dhe mund t’i ofrohet kontratë dyvjeçare si portier i dytë pas Joe Hart.

Spanjolli aktualisht është i huazuar te Standard Liege, ndërsa në fund të sezonit do të jetë lojtar i lirë, pasi i skadon kontrata me Manchester Unitedin.

Portieri e ka fituar tri herë La Ligan dhe dy herë Ligën e Kampionëve nën drejtimin e Guardiolas te Blaugranët.

Kujtojmë që trajneri aktual i Bayern Munichut nga sezoni i ardhshëm do ta zë vendin e Manuel Pellegrinit në postin e menaxherit të Cityt. /Telegrafi/

 

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...