Në rastin më të mirë, ai mund të jetë në bankë rezervë në ndeshjen e 1/8-ës së finales kundër Real Madridit në Ligën e Kampionëve
Sytë e tërë Europës do të jenë në ndeshjen e parë Paris Saint-Germain- Real Madrid që do të zhvillohet të martën e ardhshme, e që Mauricio Pochettino nuk duket se do të jetë gati për të zbritur në fushë me treshen e tij të preferuar në sulm, pasi që Neymar ende është duke u rikuperuar nga një lëndim.
Imazhet se Neymar është kthyer në stërvitje këtë javë kanë filluar të shfaqen, ku braziliani është parë në gjendje të mirë shpirtërore me shokët e tij.
Megjithatë, L’Equipe ka shkruar se Neymar nuk do të luajë në ndeshjen e PSG-së në Ligue 1 në shtëpi kundër Rennes të premten në mbrëmje.
Prandaj gjasat që 30 vjeçari të startojë kundër Real Madridit pak ditë më vonë janë shumë të vogla, aq më pak që ai nuk ka luajtur që nga nëntori kur lëndoi gjurin e tij.
Në skenarin më tëmirë, Neymar mund të jetë në bankë rezervë për këtë ndeshje.
Sergio Ramos është një tjetër lojtar, i cili po vuan nga një lëndim dhe duket se nuk do të luajë kundër Real Madridit, ish klubit të tij. Synimi i tij është që të luajë në ndeshjen e dytë, e cila do të luhet në stadiumin Santiago Bernabeu.
Pochettino po ashtu është duke monitoruar gjendjen fizike të Angel Di Maria, i cili po ashtu nuk do të luajë kundër Rennes të premten, pasi që pati një tërheqje muskulore kundër Lille të dielën. /GazetaExpress/


