S’ka reshje bore as shiu, këto janë temperaturat sot dhe nesër

PUBLIKUAR

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se pas reshjeve të shiut dhe borës, vendi do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike, raporton Express

Sipas IHK-së, gjatë ditëve në vijim nuk parashihet të ketë reshje.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndëesa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius.

“Pas këtyre reshjeve të shiut dhe borës, vendi ynë do të ndikohet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme meteorologjike. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme. Kjo situatë me këto elemente aktive meteorologjike ka mundësuar të kemi edhe një cilësi shumë të mirë të ajrit në gjithë territorin e vendit, duke mundësuar kushte të mira biometeorologjike. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare”, ka bërë të ditur IHK./

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...