BSPK reagon për rritjen e çmimit të energjisë elektrike, thotë se po vështirësohet jeta e qytetarëve

PUBLIKUAR

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se shtrenjtimi i çmimit të energjisë elektrike do të vështirësojë jetën e qytetarëve, raporton Gazeta Express.

Nga BSPK kanë thënë se ka vite që nuk ka pasur rritje të dinjitetshme të pagës minimale, ndërsa po rritet kosto e jetës.

 

“Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret dhe thërret në arsyeshmëri të veprimit të ngutshëm e parimor që të mos i hapet dera proceseve jo të mira dhe dëmtuese që qojnë drejt varfërimin dhe vështirësimit të jetesës në Republikën e Kosovës”, thuhet nga BSPK.

Njoftimi i plotë pa ndërhyrje:

Shtrenjtimet e paarsyeshme janë duke e vështirësuar edhe më tej jetën ekonomike e sociale edhe ashtu të vështirësuar të qytetarit të Republikës së Kosovës.

Shtrenjtimi i paralajmëruar i energjisë elektrike e që sot u bë realitetet nuk ka të bëjë vetëm me energjinë elektrike të konsumuar, po ka të bëjë me tejrritjen e kostos së jetesës.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës mbështetës i proceseve parimore të zhvillimit të dialogut social nuk pajtohet aspak me këtë veprim të Qeverisë që të lejohet hapja e derës e cila do të lejojë të zhvillohen proceset të cilat do t’ua pamundësojnë jetesën normale të punësuarve e lëre atyre që nuk janë të punësuar.

Ka vite e vite që nuk ka një rritje të arsyeshme e të dinjitetshme të pagës minimale, po ka rritje e rritje të kostos së jetesës e cila sot preku kulmin dhe kjo prekje kulmi do ta hedhë përtokë qytetarin duke e tejvarfëruar.

Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës pret dhe thërret në arsyeshmëri të veprimit të ngutshëm e parimor që të mos i hapet dera proceseve jo të mira dhe dëmtuese që qojnë drejt varfërimin dhe vështirësimit të jetesës në Republikën e Kosovës.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...