Vuçiq: Me Escobarin dhe Lajçakun pata bisedë të vështirë, Hilli në Beograd s’do të jetë përvojë e lehtë

PUBLIKUAR

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka folur ndër tjerash për takimin e ardhshëm të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, si dhe për vizitat e të dërguarit special të SHBA-së dhe BE-së, Gabriel Escobar dhe Miroslav Lajçak, bisedën me të cilët e konsideroi të vështirë, përcjell Gazeta Express.

Vuçiq tha se është i gatshëm të flasë me Kurtin, ndërsa në lidhje me vizitën e fundit të Escobarit dhe Lajçakut në Beograd, presidenti serb theksoi se me ta ka psur një bisedë e vështirë, por se nuk mund të flasë për detaje.

Vuçiq e komentoi edhe emërimin e Christopher Hill si ambasador në Beograd.

“Hill është një mik i ngushtë i Bidenit, doajenit të skenës diplomatike amerikane që ne njohim. Jo të gjitha përvojat janë të lehta, por sigurisht që ne e mirëpresim atë”, tha Vuçiq.

 

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...