Rreth 89 mijë qytetarë janë vaksinuar me dozën e tretë të vaksinës kundër COVID-19

PUBLIKUAR

Nga fillimi i procesit të vaksinimit në Kosovë janë dhënë 1.793.236 doza të vaksinës antiCOVID-19, shkruan Gazeta Express.

Nga Ministria e Shëndetësisë është bërë e ditur që 808 mijë e 328 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë anti-COVID.

Muaj më parë ka filluar edhe vaksinimi me dozën e tretë në Kosovë, e ku deri më tani janë dhënë 88 mijë e 988 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Ndërkohë që në raportin e fundit MSh-ja njoftoi për tetë vdekje dhe 754 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Në Kosovë aktualisht janë 23 mijë e 823 raste aktive me COVID-19.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...