Reshjet e borës, kjo është gjendja e rrugëve që të shpijnë në pikat e kalimit kufitar

PUBLIKUAR

Vendi pasditen e së hënën u përfshi nga reshje të borës.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, ka treguar për gjendjen e rrugëve të cilat të shpijnë në pikat e kalimit kufitar.

Magjistralja Fushë Pajtimit-Glloboçicë është e kalueshme vetëm me pajisje dimërore për automjetet, ndërsa është e pakalueshme për maunat.

Po ashtu e pakalueshme për maunat është edhe rruga Pejë-Kullë.

Ndërsa rrugët tjera thuhet të jenë të kalueshme me pajisje dimërore.

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe sot do të ketë reshje bore, ndërsa nga e mërkura pritet rritje e lehtë e temperaturave. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...