Hoxhaj: Opozita nuk e ka me Qeverinë, e ka me Isën

PUBLIKUAR

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka deklaruar se opozita e ka problemin me kryeministrin Isa Mustafa dhe jo me koalicionin qeverisës si tërësi.

Në emisionin “Republika” të Tribuna Channel, Hoxhaj është shprehur se veprimet e tri partive opozitare lidhen me Isa Mustafën me të cilin edhe kanë qenë në një bllok gjashtëmujor, ndonëse nuk ka pranuar ta quajë këtë si një hakmarrje të opozitës për “tradhtinë” e Mustafës bërë VLAN-it.

“Partitë opozitare kanë problem me Isa Mustafën më shumë sesa me njerëzit tjerë në parti e qeveri, pasi që dimë se kanë qenë në një bllok gjashtëmujor” është shprehurHoxhaj.

Ndërsa ka thënë se kërkesa e tyre për zgjedhje është e papranushme, ngase nuk mund të tolerohet që të kërkohen zgjedhje në çdo situatë që krijohet në vend.

SHIKO MË SHUMË

Operacion antidrogë në Prishtinë dhe Lipjan, sekuestrohen mbi 160 gramë kokainë

Policia e Kosovës ka realizuar më 25 shtator 2026 operacionin antidrogë të koduar “Grupi”,...

Përleshja në Veternik, 8 persona janë dërguar në mbajtje – ja çka gjeti policia në vendngjarje

Një përleshje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së...

Gërvalla thotë se s’pranon të komentojë vendimin e Hagës pa e parë aktgjykimin e plotë, tregon sa para janë shpenzuar për mbrojtje

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, në një konferencë për media ka thënë e s’mund...