Policia sekuestron tri armë në Hajvali të Prishtinës

PUBLIKUAR

Policia e Rajonit të Prishtinës në tri lokacione të ndara në Hajvali kanë sekuestruar tri armë.

Sipas njoftimit, hetuesit policorë paraprakisht kanë identifikuar lokacionet dhe personat e dyshuar, të cilët kishin postuar fotografi në rrjete me armë zjarri.

“Kontrollet policore në të tri lokacionet, janë ndërmarrë në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe gjyqtarët e procedurës paraprake, ku janë gjetur dhe sekuestruar një armë me gaz e tipit Ecol Special, një armë zjarri e tipit Zastava, një pushkë gjuetie, si dhe lloj i veçantë i shkrepëses që është emetim arme”, njofton Policia.

Ndaj të dyshuarve janë iniciuar rastet, mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës, thuhet në njoftim.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...