Vdes një person në një pikë karburanti në Ferizaj

PUBLIKUAR

Një person ka vdekur në automjetin e përfshirë nga zjarri në hapsirën e një pike karburanti në fshatin Babush të Ferizajt.

Lajmin e ka konfirmuar për Express, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se personi që ishte brenda në automjet ka vdekur.

”Sot, rreth orës 17:40 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në rrugën magjistrale Ferizaj -Prishtinë, në hapësirën e një pikë karburanti në fshatin Babush, një automjet i udhetareve me targa vendore është perfshirë nga flaka”, është shprehur Veseli.

Ai shtoi se një person tjetër është lënduar dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

”Për pasojë një person ka humbur jetën që ishte në automjet. Ndërsa një person tjetër që ishte në marketin e kësaj pike karburanti ka marr lëndime trupore dhe është dërguar në Prishtinë për trajtim mjekesor”.

Policia ka bërë të ditur se të gjitha njësitet e nevojshme janë në vendin e ngjarjes dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore të Ferizajt i ka nisur hetimet./Express

SHIKO MË SHUMË

Kërkesë publike për Arben Vitinë, mes lotësh flet asamblistja e VV-së sqaron pse e bëri kërkesën

Asamblistja e VV-së në Rahovec, Vlora Vuqiterna mes emocionesh, ka rrëfyer arsyet që e...

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...