Presidentja pret tri kadete të FSK’së të shkolluara në SHBA e Turqi dhe Komandantin Bashkim Jashari

PUBLIKUAR

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka takuar sot tri kadetët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të cilat kanë studiuar në fushën e sigurisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Turqi, raporton Express

Osmani ka shkruar në Facebook se është kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me Liridona Jashari-Baftjarin, Arbenia Grezdën dhe Jeta Berishën.

“Kënaqësi dhe krenari e jashtëzakonshme takimi me tri kadetet e FSK-së, të cilat na e zbardhën fytyrën, me suksesin e treguar gjatë studimeve në fushën e sigurisë  në SHBA dhe Turqi. Liridona Jashari- Baftjari, Arbenita Grezda dhe Jeta Berisha, janë modeli që duhet ndjekur vajzat dhe gratë tona”, ka shkruar Osmani.

Osmani deklaron se Kosova ka nevojë për përfshirje sa më të madhe të grave dhe vajzave në sektorin e sigurisë.

“Kosova ka nevojë për sa më shumë vajza  e gra të përfshira në sektorin e sigurisë, prandaj mora konfirmimin e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, për përkrahjen e tyre të vazhdueshme. Sa më të suksesshme ato, më shumë siguri për ne dhe më mirë për imazhin e shtetit!”, ka shkruar Osmani.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...