Heqja e ndarjes së parave për udhëtimin e deputetëve, Konjufca thotë se dy parti janë kundër

PUBLIKUAR

Kompensimet e deputetëve për shpenzimet e udhëtimit mund të hiqen, por kryeparlamentari Glauk Konjufca tha se kjo nuk është kompetencë e tij. Kryetari i Kuvendit tha se do të ishte mirë që grupi i deputetëve të LVV-së ta propozonte shfuqizimin e vendimitt ë vitit 2011, raporton Gazeta Express.

Konjufca tha se është mirë që deputetët të hiqnin dorë nga marrja e këtyre mjeteve dhe se kjo çështje do të trajtohet kur të mbërrijë në Kryesinë e Kuvendit.

“Kjo nuk është në kompetencën e kryetarit në veçanti. Kryesia merret me këtë punë dhe dikush duhet ta inicojë. Grupi i Lëvizjes Vetëvendosje do të ishte mirë që ta bënte këtu, meqë kanë shprehur në mënyrë vullnetare heqjen dorë nga këto shpenzime që quhen të rrugës dhe që parashihen me dokumentet tona, të Kuvendit. Sapo të paraqitet në mbledhjen e kryesisë ne do ta trajtojmë dhe me optimizëm që do t’i merr edhe votat e subjekteve tjera politike, të cilat kanë thënë që nuk e përkrahnin një vendim të tillë. së paku dy subjekte politike deri tash i kam pa, të cilat nuk e përkrahin një vendim të tillë”, tha Konjufca.

Ndërkaq deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi tha se e kishin në planë që në mbledhjen e sotme të kryesisë – e cila u ndërpre – ta propozonin rishikimin e vendimit të vitit 2011 për kompensimin e deputetëve.

“Ne si deputetë kemi hequr dorë, por kërkojmë që një gjë e tillë ta bëjnë edhe deputetët e tjerë”, tha Rrustemi.

SHIKO MË SHUMË

Këto janë zonat që do të mbesin pa energji elektrike sot

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) ka njoftuar se të hënën,...

E pa nga afër performancën skandaloze kundër Kosovës, Dibrani: Turp!

Edlira Dibrani, Ambasadore e Rinisë Evropiane për Kosovën nga platforma WeBalkans, e cila ka...

Moti për javën e ardhshme, e hëna nis me vranësira dhe shi

Instituti Hidrometeorologjik ka dhënë detaje mbi parashikimin e motit për javën e ardhshme në...