Bayerni e gjen zëvendësuesin e Sules

PUBLIKUAR

Me Niklas Sules që në fund të sezonit do largohet nga Bayern Munich, ka bërë që drejtuesit të mendojnë edhe për zëvendësuesin e tij.

Bavarezët e kanë  kthyer në pritoritet transferimin e lojtarit të Chelsea, Andreas Christensen.

Lojtari nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me blutë e Londrës dhe për këtë dëshiron të përfitojë skuadra gjermane.

Mbrojtësi danez është futur në vitin e fundit të kontratës me londinezët dhe qysh tani mund të nënshkruajë kontratë me ndonjë klub tjetër dhe t’iu bashkohet në verë, dhe Bayerni mbetet skuadra favorite për ta transferuar lojtarin  me parametra zero në verë.

Drejtori sportiv Hasan Salihamidzic është duke biseduar me agjentët e futbollistit dhe synon që sa më shpejtë të gjej marrëveshjen, por nuk do jetë e lehtë se për lojtarin e Chelsea  në garë janë edhe skuadra të tjera si Borussia Dortmund e Barcelona.

 

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...