“Nuk kisha fuqi të flisja”, Beatrix rrëfehet për herë të parë pas daljes nga Big Brother

PUBLIKUAR

Beatrix Ramosaj është rrëfyer ekzklusivisht në “Fan Club” për historinë e saj të dashurisë me Donald Veshajn, brenda Big Brother VIP.

Ajo foli edhe për përjetimet që ka pasur pasi doli nga shtëpia më e famshme e deri tek krijimi i këngës së re, dedikuar dashurisë së saj dhe Donaldit.

Beatrix u shpreh se ka qenë e mpirë derisa u lidh me realitetin dhe botën jashtë ‘Big Brother Vip’.

“Kam kaluar disa faza pas daljes, e para ishte se isha shumë e inatosur. E inatosur se e kisha ndrydhur veten aq shumë emocionalisht, isha futur në një botë shumë të errët dhe nuk kisha më fuqi as të flisja, as të mendoja më pozitivisht. Faza e dytë ka qenë kur po vija në peshore gjërat më të mira dhe të këqija. Ditët e para kanë qenë të vështira për mua, kam qenë e mpirë komplet, ishte e vështirë të lidhesha me realitetin. Nuk e kisha marrë me mend që lidhja do ishte në përmasa kaq të mëdhaja. Unë i dija shumë mirë ndjenjat e mia dhe e ndjeja se ndjen njësoj si unë dhe kur e ke këtë dashurinë, unë si njeri e artiste i përjetoj akoma më shumë. Jam shumë emocionale dhe për këto ndjesitë jetoj”, ka thënë ajo, transmeton Klankosova.tv.

SHIKO MË SHUMË

Plot stil dhe elegancë, Trixa rrëmben vëmendjen me fotot e fundit

Beatrix Ramosaj ka publikuar disa fotografi nga një shëtitje në qytet, duke tërhequr vëmendjen...

Ermal Fejzullahu, Alban Dudushi e Korab Shaqiri sonte në natën e 15-të të protestës “Jo në emrin tim”

Artisti Ermal Fejzullahu, gazetari i njohur nga Shqipëria, Alban Dudushi, dhe kantautori Korab Shaqiri...

Ish-deputetja bëhet nënë për herë të parë, sjell në jetë një djalë

Ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës, Jeta Statovci, është bërë nënë për herë të parë. Ajo...