Lille vs PSG: Messi titullar por jo edhe Zhegrova

PUBLIKUAR

Edon Zhegrova nuk do të këtë mundësinë të debutojë titull për Lille sonte në përballje me Paris Saint-Germain në Ligue 1, por shpreson se do ta bëjë një gjë të tillë nga stoli.

Përfaqësuesi i Kosovës Zhegrova është ende në pritje për të debutuar për kampionin francez, të cilit iu bashkua në Baseli në një marrëveshje prej 7 milionë eurove në janar, raporton Gazeta Express.

22-vjeçari, i cili nënshkroi marrëveshje katërvjeçare e gjysmë me gjigantin francez, ishte në stol në humbjen kundër Brest javën e kaluar por shpreson këtë herë do ta ketë shansin për të debutuar në Ligue 1.

Ndërkohë, PSG-ja do ta fillojë takimin me Lionel Messin dhe Kylian Mbappen në sulm, me Neymarin që ende mungon shkaku i lëndimit.

Skuadra e Mauricio Pochettinos synon ta ruajë epërsinë prej 13 pikëve në krye të tabelës ndaj vendit të dytë, Marseille.

Lille nuk e ka nisur mirë mbrojtjen e titullit dhe ngel shumë mbrapa në tabelë, pasi renditet në vendin e 11-të me 32 pikë, 10 pikë larg top treshes.

Formacionet zyrtare:

Lille:

PSG:

 

 

 

SHIKO MË SHUMË

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...

Blerim Gashani prezanton në Paris vizionin e Kosovës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Ministri në detyrë për Sport dhe Rini, Blerim Gashani, ka prezantuar në Paris, në...

“Var” atletet basketbollistja Arbnore Përquku

Basketbollistja e njohur, Arbnore Përquku, është pensionuar nga përfaqësuesja. Në një njoftim, Federata e Basketbollit...