Prishtina barazon në sekondat e fundit dhe e çon ndeshjen në vazhdime, Drita fiton thellë ndaj Fushë Kosovës

PUBLIKUAR

Prishtina ka arritur ta barazojë rezultatin dhe ta dërgojë ndeshjen në vazhdime ndaj Drenicës, në 1/8 e finales së Kupës së Kosovës.

Rezultati pas 90 minutave ishte i barabartë, 1:1, shkruan Gazeta Express.

Drenica kaloi në epërsi në minutën e 61-të, kur realizoi Kreshnik Uka, kurse në sekondat e fundit, Besnik Krasniqi realizoi nga penalltia për ta dërguar ndeshjen në vazhdime.

Në ndeshjen tjetër, Drita e ka mposhtur thellë, 0:5 Fushë Kosovën. Nënkampionia e Kosovës tregoi fuqinë përballë ekipit nga Fushë Kosova.

Ardian Cuculi dhe Arbnor Muja shënuan dy golat e parë nga pika e bardhë, para se Simonovski të trefishonte epërsinë.

Në pjesën e dytë, Drita shënoi dy herë Brenda pesë minutave, me Almir Ajzerajn dhe Arbnor Mujën në minutat 64, respektivisht 69. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...