Messi me Mbappen dhe pa Neymarin përballë Lille të Zhegrovës

PUBLIKUAR

Paris Saint-Germain ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjen e radhës në Ligue përballë kampionit në fuqi, Lille.

Ata kanë treguar formë krejtësisht të kundërt me sezonin e kaluar, kur e fituan titullin e kampionit, shkruan Gazeta Express.

Momentalisht, Lille gjendet në vendin e 11-të me 32 pikë nga 22 ndeshje, 21 pikë larg vendit të parë që e mban PSG.

Parisienët kanë treguar performancë fantastike këtë edicion duke arritur 16 fitore, pesë barazime dhe vetëm një humbje në 22 ndeshje deri tani.

Messi dhe Mbappe do të jenë të gatshëm për këtë sfidë, përballë Lille të Edon Zhegrovës, i cili mund të debutojë sonte.

Ndërkohë, Neymar ende nuk është i gatshëm për t’u rikthyer, ashtu edhe si qendërmbrojtësi Sergio Ramos. /Gazeta Express/

SHIKO MË SHUMË

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...

Ballkani e synon përmbysjen e madhe sonte në Evropë

Ballkani do ta kërkojë përmbysjen e madhe sonte në Evropë. Ekipi kosovar do ta skuadrën...

Dëmtohet fusha e FC Mitrovica, shkak erërat e forta

Erëra të forta kanë kapluar vendin tonë gjatë ditës së sotme. Kështu ndodhi edhe në...