City tashmë ka vënë kontakte me Busquets

PUBLIKUAR

Manchester City thuhet të ketë kontaktuar me përfaqësuesit e Sergio Busquets rreth një transferimi të mundshëm gjatë verës.

Pep Guardiola do të marrë drejtimin e klubit anglez nga sezoni i ardhshëm dhe ai e dëshiron në skuadër futbollistin që e ka trajnuar te Barcelona.

Mesfushori spanjoll ka thënë në të kaluarën se janë vetëm dy persona që mund ta bindin që të largohet nga katalunasit: gruaja e tij dhe Guardiola.

Dhe tash gazeta Sport raporton se dy palët janë në kontakt, edhe pse nuk është bërë ndonjë ofertë formale.

Presidenti i Barcës, Josep Maria Bartomeu, i ka premtuar lojtarit një kontratë të rinovuar, mirëpo ajo akoma nuk ka ndodhur. /Telegrafi/

SHIKO MË SHUMË

Shqipëria zbret sot në fushë, sfidë e rëndësishme ndaj Finlandës

Kombëtarja e Shqipërisë rikthehet sonte në aksion, në një tjetër sfidë të Ligës së...

Erdhi me shumë bujë, Maran e lë në tribuna edhe për ndeshjen ndaj San Marinos!

Shqipëria përballet sot me San Marinon, por trajneri Rolando Maran ka vendosur të lërë...

Vushtrria pret kampionin e Kosovës, këto janë formacionet

Vazhdon edhe sot java e 3-të në Superligën e Kosovës. Kampionët e Ligës së Parë,...